Lajçak: Takimi i 2 majit do të jetë një hap i rëndësishëm përpara

  • A.P /
  • 28 April 2023 - 17:04
Lajçak: Takimi i 2 majit do të jetë një hap i rëndësishëm përpara

Për takimin me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti sot në Forumin e Delphit, është deklaruar emisari i Bashkimit Europian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirsoslav Lajçak, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Lajçak tregoi  se me Kurtin kanë folur për rëndësinë e dialogut dhe “hapin e rëndësishëm” përpara.

“Në Forumin e Delphit në takimin tim me kryeministrin Albin Kurti, theksova rëndësinë e takimit të Dialogut më 2 maj. Do të jetë një hap i rëndësishëm përpara dhe është e rëndësishme ta shmangni çdo veprim që mund ta përkeqësojë atmosferën”, shkroi Lajçak.

(Kosova Sot Online)