Ministrja në Kuvend me veshje transparente

  • A.P /
  • 28 April 2023 - 18:46
Ministrja në Kuvend me veshje transparente

Ministrja serbe e Bujqësisë, Jelena Tanaskoviç është kthyer në personin më të kërkuar në rrjet në orët e fundit dhe kjo jo për shkak të qëndrimeve të saj politike apo ndonjë reforme të shumë pritur, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Tanaskoviç ka marrë vëmendjen e të gjithëve dhe kjo si pasojë e veshjes që kishte zgjedhur për t’u prezantuar në seancës së radhës së Kuvendit serb.

Ministrja u shfaq me një bluzë sensuale, transparente, teksa komentet shpërthyen në rrjet se kjo ishte diçka joetike dhe se Tanaskoviç kishte thyer kodin e sjellës në Asamblenë Kombëtare.

Rregullorja për parimet bazë të punës, sjelljes dhe veshjes së punonjësve të Kuvendit Popullor parashikon që personat në listën e saj duhet të jenë të veshur në mënyrë të përshtatshme dhe të rregullt.

(Kosova Sot Online)