Bllokohet autostrada Prishtinë-Fushë Kosovë

  • A.P /
  • 28 April 2023 - 19:55
Bllokohet autostrada Prishtinë-Fushë Kosovë

Shkaktari kryesor i kolonave, duket që është dalja nga autostrada e Prishtinës në drejtim të Bresjes së Fushë Kosovës, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Sot kolonat ishin me kilometra, konkretisht sipas dëshmitarëve që nga dalja e autostradës e deri në gjysmën e saj kishte kolona.

Dëshmitarët thonë se kolonat po bëhen pasi është një numër i madh i automjeteve në rrugën magjistrale Fushë Kosovë-Pejë, gjë që edhe vështirëson daljen e automjeteve nga autostrada për t’u lidhur në atë rrugë.

(Kosova Sot Online)