Lajçak kundër lëvizjes së lirë: S’është koha tash për ta hapur urën e Ibrit

  • S.A /
  • 29 April 2023 - 08:52
Lajçak kundër lëvizjes së lirë: S’është koha tash për ta hapur urën e Ibrit

Emisari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka thënë të premten se nuk është koha për të hapur për qarkullim Urën kryesore mbi lumin Ibër, që ndan Mitrovicën, transmeton "Kosova Sot Online".

Këtë deklaratë Lajçak e ka bërë në kuadër të Forumit të Delphit në Greqi.

“Përderisa flasim, në Mitrovicë ka kërkesë për ta hapur urën dhe atmosfera dukshëm s’është e duhura për këtë. Dua ta shfrytëzoj këtë panel që të dërgoj mesazh se kjo është platforma e duhur (për dialogun)> Ky plan është fitore e dyfishtë, ka shumë përfitime për të dyja palët dhe duhet të respektohen vijat e kuqe”, ka thënë Lajçaku, duke iu referuar Marrëveshjes së Brukselit dhe Ohrit.

Lexo po ashtuAsamblistët në veri të Mitrovicës vendosin për hapjen e urës mbi lumin Ibër, Lista Serbe paralajmëron incidente.

Kuvendi Komunal në Mitrovicën Veriore të premten ka marrë vendim për hapjen e urës mbi lumin Ibër për qarkullimin e automjeteve dhe lëvizjen e lirë të qytetarëve.

Një vendim i tillë ka ardhur pas propozimit të delegates Aida Ferati-Doli për hapjen e urës dhe qarkullimin e lirë të qytetarëve dhe automjeteve.

(Kosova Sot Online )