Sot varroset Adem Qorri, kosovari që vdiq derisa po shpëtonte 6 vjeçarin në Florida

  • E.K /
  • 29 April 2023 - 10:40
Sot varroset Adem Qorri, kosovari që vdiq derisa po shpëtonte 6 vjeçarin në Florida

Adem Qorri nga Drenasi që vdiq në fund të muajit mars në Florida deri sa po shpëtonte jetën e një fëmije 6 vjeçar, do të varroset sot në Kosovë, përcjell “Kosova Sot Online”.

Për shkak të procedurave, trupi i pajetë i Adem Qorrit ka arritur dje në Kosovë.

Familjarët kanë bërë të ditur se i ndjeri do të varroset sot në ora 15:00 në varrezat e qytetit të Drenasit.

(Kosova Sot Online)