Kurti takohet me Dendias në Greqi, diskutuan për zhvillimet e fundit në Kosovë

  • E.K /
  • 29 April 2023 - 11:41
Kurti takohet me Dendias në Greqi, diskutuan për zhvillimet e fundit në Kosovë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot u takua me ministrin e Punëve të Jashtme të Greqisë, Nikos Dendias, përcjell “Kosova Sot Online”.

Kurti falënderoi ministrin Dendias dhe Greqnë për përkrahjen ndaj Kosovës në proceset integruese.

Zyra e Kryeministrit ka njoftuar se marrëdhëniet dypalëshe ndërmjet Kosovës dhe Greqisë dhe mënyrat se si ato mund të avancohen më tej, veçanërisht në rrafshin ekonomik, teksa shkëmbimet tregtare dhe investimet e huaja kanë shënuar rritje viteve të fundit, ishin pjesë qendrore e takimit.

Në këtë takim u diskutua edhe për zhvillimet e fundit në vend, rezultatet dhe rëndësinë e mbajtjes së zgjedhjeve në katër komunat veriore të Kosovës, gjatë javës së kaluar.

(Kosova Sot Online)