Qëlloi me armë pas konfliktit me një grup të rinjsh, merret vendimi për autorin

  • E.K /
  • 29 April 2023 - 12:08
Qëlloi me armë pas konfliktit me një grup të rinjsh, merret vendimi për autorin

Janë zbuluar detaje të reja nga konflikti mes disa të rinjsh pranë spitalit Nënë Tereza, përcjell “Kosova Sot Online”.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se pas hekurave përfundoi 37-vjeçari me inicialet Xh. C., ndërsa është sekuestruar dhe një pistoletë.

Shtetasi me inicialet Xh. C., rreth orës 03:00, së bashku me shtetasit F. Xh., A. Xh., M. K., dhe E. C., janë konfliktuar për motive të dobëta, me shtetasit K. K., V. Q., F. N., A. N., dhe gjatë konfliktit shtetasi Xh. C., ka qëlluar më armë zjarri në ajër.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e zjarrit pistoletë, e dyshuar e përdorur nga ky shtetas.

(Kosova Sot Online)