Ministri Murati: Numër rekord i bizneseve të hapura për tre muajt e fundit

  • S.A /
  • 29 April 2023 - 12:44
Ministri Murati: Numër rekord i bizneseve të hapura për tre muajt e fundit

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka thënë se numri i bizneseve që janë hapur në tremujorin e parë të këtij viti ka shënuar rekord. Sipas Muratit, për këta tre muaj janë regjistruar 3 mijë e 86 biznese të reja,transmeton "Kosova Sot Online".

Duke iu referuar këtyre të dhënave, Ministri ka thënë se ekonomia e vendit po vazhdon zgjerimin përkundër krizave globale.

“Në tremujorin e parë të vitit 2023 janë regjistruar gjithsej 3,086  biznese të reja, që paraqet shifrën më të lartë të regjistruar ndonjëherë. Lajmi tjetër i mirë është që në sektorin e prodhimit  janë hapur 353 biznese të reja, që e vendos si sektorin e dytë, menjëherë pas tregtisë.  Sipas komunave, prin Prishtina me 862 biznese të hapura, që len pas Ferizajn me 267 biznese të hapura, kurse në vendin e tretë është Prizreni me 261 biznese të hapura”, ka shkruar Murati.

(Kosova Sot Online )