Përleshen fizikisht dy femra në Prizren, njëra bëhet për spital
Dy femra janë përleshur fizikisht mes vete dje në Prizren, shkruan “Kosova Sot Online”.
Njëra ka pranuar ndihmë mjekësore.
Me vendim të prokurorit rasti vazhdon në procedurë të rregullt.
“Raportohet se pas një mosmarrëveshje, e dyshuara femër kosovare i ka shkaktuar lëndime trupore viktimës femër kosovare. Lidhur me rastin viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit rasti vazhdon në procedurë të rregullt”, njofton Policia e Kosovës.
(Kosova Sot Online)