Vdiq si hero duke shpëtuar fëmijën në Florida, mbahet ceremonia e varrimit për kosovarin në Drenas

  • E.K /
  • 29 April 2023 - 17:17
Vdiq si hero duke shpëtuar fëmijën në Florida, mbahet ceremonia e varrimit për kosovarin në Drenas

Në varrezat e Drenasit në Kosovë u mbajt ceremonia e varrimit të shqiptari Adem Qorri, i cili vdiq në Florida të Shteteve të Bashkuara të Amerikës rreth një muaj më pare, përcjell “Kosova Sot Online”.

40-vjeçari vdiq tragjikisht teksa shpëtoi nga mbytja shokun e djalit të tij të mitur.

Familjarët kanë treguar se I ndjeri së bashku me ekipin e futbollit amerikan ku stërvitej i biri 10-vjeç, ishin nisur për në plazh të Floridës për të festuar fitoren.

Si pasojë e rrymave djali i viktimës së bashku me një shok patën vështirësi dhe rrezikuan mbytjen.

Djali i viktimës u shpëtua nga trajneri. Ndërkohë që Qorri shpëtoi shokun e të birit por vetë nuk mundi dot të dilte për shkak të rrymave të forta.

(Kosova Sot Online)