Kurti takon ish- kryeministrin Papandreu flasin rreth bashkëpunimit në rritje Kosovë-Greqi

  • E.K /
  • 29 April 2023 - 17:40
Kurti takon ish- kryeministrin Papandreu flasin rreth bashkëpunimit në rritje Kosovë-Greqi

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot është takuar me ish-kryeministrin grek, George Papandreou, përcjell “Kosova Sot Online”.

Me Papandreou, Kurti pati një mëngjes pune gjatë të cilit u diskutua rreth bashkëpunimit bilateral në rritje ndërmjet Kosovës dhe Greqisë, zhvillimeve të fundit në Kosovë, rajon.

Kurti po merr pjesë në forumin vjetor ekonomik në Delphi të Greqisë.

(Kosova Sot Online)