Në Aeroportin e Prishtinës rrihen disa persona mes vete

  • A.P /
  • 30 April 2023 - 14:27
Në Aeroportin e Prishtinës rrihen disa persona mes vete

Raportohet se në Aeroportin e Prishtinës “Adem Jashari” janë përleshur disa persona mes vete, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Raportohet se rrahja u zhvillua mes disa personave derisa disa femra tentuan të ndalin rrahjen mes tyre.

Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, tha  se dy persona kanë pësuar lëndime dhe kanë marrë trajtim mjekësor.

“Sot kemi pranuar informatën për një rrahje në APN, ku kanë qenë të përfshirë disa persona, prej të cilëve dy persona kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtëve u është ofruar trajtim i nevojshëm mjekësor”, tha Ahmeti.

“Lidhur me këtë rast nga njësitet policore të Lipjanit në stacion janë shoqëruar shtatë persona që dyshohet se kanë qenë të përfshirë në rrahje”, shtoi ajo.

(Kosova Sot Online)