Vetëvendosje godet partitë opozitare

  • A.P /
  • 30 April 2023 - 16:41
Vetëvendosje godet partitë opozitare

Deklaratat e fundit të zyrtarëve të partive opozitare, Lëvizja Vetëvendosje i ka përdorur për videon më të re, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Sipas LVV-së, janë “3 rastet shkollore për drejtësinë që e njohim të gjithë”.

“Drejtësia që e njohim të gjithë. 3 raste shkollore të treguara ditëve të fundit: – ShIK-u që kërkon 3 milionë për të liruar Guvernatorin. – Ministri i LDK-së që kërkon nga Policia të mos ja burgos kryetarin. – Kryeprokurori që i shkon me dosje Kryeministrit”, ka shkruar LVV sipër videos së shpërndarë në Facebook.

Videoja e partisë në pushtet vjen pasi një debat për drejtësinë u bë edhe në Kuvendin e Kosovës pas arrestimit të kryeshefit të KEK-ut, Nagip Krasniqi. Pas këtij arrestimi, LVV dhe kryeministri Albin Kurti e sulmuan kryeprokurorin e Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj.

(Kosova Sot Online)