Diplomati Spahiu: Rusia përmes Serbisë do të vazhdojë ta destabilizojë Kosovën

  • E.K /
  • 01 May 2023 - 07:50
Diplomati Spahiu: Rusia përmes Serbisë do të vazhdojë ta destabilizojë Kosovën

Rusia përmes Serbisë do të vazhdojë që të krijojë destabilizim në Kosovë, thekson diplomati Avni Spahiu.

Spahiu në një intervistë për The Geopost, shton se nocioni i luftës hibride ka lindur dhe është përhapur nga Kremlini.

“Rusia do të vazhdojë edhe më tutje, përmes Serbisë që të krijojë destabilizim në Kosovë, kjo po ndodh edhe përmes përdorimit të propagandës të asaj fushatës dezinformuese dhe aspekteve të tjera që krijojnë situatë të pasigurt”, thekson Spahiu.

Ish-ambasadori i parë i Kosovës në Washington D.C., pohon se Rusia vazhdon të bëjë përpjekje për të shkaktuar jo-stabilitet në vendet e Ballkanit.

“Pjesë e kësaj lufte hibride moderne që po organizon dhe gjatë tërë kohës, Rusia ka bërë përpjekje dhe vazhdon të bëjë që të shkaktojë jo-stabiliotet në vendet e Bakllanit, pasi që po flasim për Ballkanin”, pohon ai.

Po ashtu, sipas Spahiut, Shtëpia e Bardhë po bën përpjekje që ta riorientojë Serbinë drejt Bashkimkt Evropian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Është e qartë tani që edhe Washingtoni po bën përpjekje që ta riorientojë Serbinë drejt BE-së, drejt politikës së BE-së, drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke shpresuar se politika serbe e mbajtjes së dy karrigeve do të marrë fund dhe se Serbia do të kthehet përfundimisht”, shprehet Spahiu.

Diplomati kosovar tregon rastin se si propaganda serbe kishte shpifur kundrejt Kosovës, pas lidhjes së një marrëveshje me shtetin amerikan të Iowas.

“Më kujtohet kur ne nënshkruam marrëveshje me shtetin federal të SHBA-së, Iowa, krijuam një partneritet ndërshtetëror, unë isha atje, nënshkruam me guvernatorin e Iowës këtë partneritet”.

Të nesërmen ambasadori serb kishte bërë një reagim nëpër mediet amerikane se ç’është ky partneritet, Kosova nuk është shtet, në zhargonin e tyre kundër Kosovës dhe mu desh që të nesërmen t’u dërgoja një letër si reagim ndaj kësaj medieve amerikane, që patën mirësinë, një numër i madh i tyre që e botoi këtë reagim, pra vazhdimisht ishim në një konfrontim të palës serbe që përhapte këso dezinformatash dhe ne që përpiqeshim të plasonim të vërtetën për Kosovën”, tregon diplomati.

Në këtë intervistë, Spahiu ka folur edhe për atë se si SHBA-ja dhe BE-ja duhet të kenë një fokus më të madh në Ballkan.

“Unë mendoj se SHBA-ja dhe BE-ja duhet të kenë një fokusim më të madh në Ballkan në shtetet tjera, në të cilat Serbia apo Rusia përmes Serbisë po përpiqet t’i realizojë aspiratat e veta”, ka përfunduar Spahiu.

Rusia vazhdimisht kishte një qëndrim armiqësor ndaj Kosovës. Ne kur dërgonim ftesat për ngjarje tona të Ambasadës, ndonjë njoftim për shtyp apo informacion që u dërgonim të gjitha ambasadave, ata na i kthenin menjëherë mbrapa duke thënë se nuk e dimë se kush jeni ju.

Por hasnim edhe nëpër tryeza, ballafaqoheshim dhe konfrontoheshim shumë shpesh, por jo vetëm më Rusinë por edhe me përfaqësuesit e shtetit serbë, të cilët në çdo moment kur u ofrohej mundësia sulmonin Kosovën, kryesisht me të pavërteta duke fshehur atë që kishte ndodhur në të vërtetë në Kosovë.

Përpjekjet për gjenocid, spastrimi etnik, diskriminimi, represioni, të gjitha këto i fshihnin duke akuzuar, siç bëjnë edhe sot me palën kosovare dhe ishte detyrë e jona që t’i kundërvihemi këtij sulmi.

Më kujtohet kur ne nënshkruam marrëveshje me shtetin federal të SHBA-së, Iowa, krijuam një partneritet ndërshtetëror, unë isha atje, nënshkruam me guvernatorin e Iowës këtë partneritet. Të nesërmen ambasadori serb kishte bërë një reagim nëpër mediet amerikane se ç’është ky partneritet, Kosova nuk është shtet, në zhargonin e tyre kundër Kosovës dhe mu desh që të nesërmen t’u dërgoja një letër si reagim ndaj kësaj medieve amerikane, që patën mirësinë, një numër i madh i tyre që e botoi këtë reagim, pra vazhdimisht ishim në një konfrontim të palës serbe që përhapte këso dezinformatash dhe ne që përpiqeshim të plasonim të vërtetën për Kosovën.

(Kosova Sot Online)