1 maj, ndalohet qarkullimi i automjeteve drejt parkut Gërmia

  • E.K /
  • 01 May 2023 - 08:26
1 maj, ndalohet qarkullimi i automjeteve drejt parkut Gërmia

Komuna e Prishtinës ka marrë vendim që sot më 1 Maj, të ndalohet qarkullimi i automjeteve drejt parkut Gërmia, përcjell “Kosova Sot Online”.

“Pika përfundimtare për lëvizjen e automjeteve, përveq banorëve të lagjeve: ”Normale”, ”Sofalia”, ”Tauk- Bahçe” dhe restoranteve— villat Gërmia” ”Freskia”, dhe “Soma” do të jetë: Kryqëzimi rrugëve ”1 Tetori”— “Nazim Gafurri” dhe ”Ymer Lutfi Paqarizi”.

Kryqëzimi rrugëve ”Nazim Gafurri”- “Xhavit Ahmeti” dhe ” Dr. Lec Gradica”. Kryqëzimi i rrugëve “Shpëtim Robaj” me atë të Sofalis, në drejtim të pishinës dhe parkut ”Gërmia”.

Drejtoria e Inspekcionit – Komuna e Prishtinës do të kujdeset për implementimi e kësaj urdhërese”, thuhet në njoftimin e komunës.

(Kosova Sot Online)