Profesori britanik: Serbia e shkeli rëndë marrëveshjen e Ohrit

  • E.K /
  • 01 May 2023 - 08:40
Profesori britanik: Serbia e shkeli rëndë marrëveshjen e Ohrit

Profesori nga Westminster University,  Aidan Hehir, ka kritikuar Bashkimin Evropian, mënyrën e ndërmjetësimit për procesin e dialogut Kosovë- Serbi, përcjell “Kosova Sot Online”.

Ai tha se Serbia e shkeli rëndë marrëveshjen e Ohrit, duke votuar kundër pranimit të aplikimit të Kosovës në Këshillin e Evropës.

“Nuk e besoj se dikush është i befasuar me veprimet e Serbisë, e cila nuk po e respekton marrëveshjen me Kosovën. Pra pozicioni i Serbisë është shumë i qartë. Por problemi kryesor këtu nuk është Beogradi por Brukseli. Këta të fundit insistuan për këtë marrëveshje dhe tani qëndrojnë të heshtur përballë Serbisë. Vota e Serbisë kundër pranimit të aplikimit për anëtarësim të Kosovës në Këshillin e Evropës, ishte shkelje e rëndë e marrëveshjes se fundit të arritur në Ohër”, ka thënë Hehir.

(Kosova Sot Online)