Berisha: Baxhanaku i Edit ka marrë 100 tendera, thjeshtra shkatërroi kompanitë, sepse fiton vetë çdo tender

  • E.K /
  • 01 May 2023 - 08:54
Berisha: Baxhanaku i Edit ka marrë 100 tendera, thjeshtra shkatërroi kompanitë, sepse fiton vetë çdo tender

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha gjatë prezantimit të kandidatit të koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’ në Fushë Arrës, deklaroi se kandidati i Edi Ramës në këtë bashki, Fran Tuci është njësoj si Edi Rama.

Sipas kryedemokratit, tenderat e qeverisë së Edi Ramës në shumicë i fitojnë thjeshtra dhe baxhanaku i kryeministrit.

‘Fran Tuci ka disa dosje, është famoz, ka disa dosje në prokurorinë e partisë, por në qoftëse i duket se po rëndohet, e ftoj të vijë këtu në këtë shesh, ta zgjedhë ditën dhe ju të gjithë burra e gra aty, bashkë me Hil Currin ti nxjerrin xhepat, të tregojë çdo gjë, çdo qindarkë që kanë, cila është origjina e tyre, çfarë do bëjnë për ju.

Por Fran Tuci nuk vjen, se nuk e lë Edi Rama e para, sepse po të dalë Frani me Hilën këtu, detyrohet të dalë edhe ai me Sali Berishën, dhe po të dalë ai me Sali Berishën i themi hajde njëherë të fillojmë pak me pasuritë. Ai në sarajet e Surrelit, Sali Berisha në një apartament si shumica e qytetarëve prej 32 vitesh.

Ai me dhjetëra e dhjetëra tendera, njëlloj si ky Frani këtu, që edhe nëse nuk ja fiton i vëllai, ja ndërmjetëson i vëllai ato tenderat. Edhe Edi e ka baxhanakun famoz, baxhanaku i Edit që ta dini ju, fiton absolutisht mbi 100 tendera. E kanë privatizuar.

Por jo vetëm baxhanaku, por edhe thjeshtra i shkatërroi të gjitha kompanitë e projektimeve sepse thjeshtra ka krijuar një kompani vetë dhe është lidhur me një kompani të huaj, e ajo e huaja i fiton të gjitha tenderat dhe merr nënkontraktore thjeshtrën e Edi Ramës’-theksoi gjatë fjalës së tij, kryetari i PD-së, Sali Berisha.

(Kosova Sot Online)