"Kishte tentuar të bëjë vetëvrasje", vdekje e dyshimtë në Skenderaj

  • E.K /
  • 01 May 2023 - 09:34

Një person në Skenderaj është dërguar në QKMF, pasi dyshohet se ka tentuar të bëjë vetëvrasje, shkruan “Kosova Sot Online”.

Ai më pas është dërguar në gjendje të rëndë në spitalin rajonal të Mitrovicës, por i njëjti ka vdekur dhe vdekjen e tij e ka konstatuar mjeku.

Trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në IML.

Njësitë relevante të policisë kanë dalë në vendin e ngjarjes.

“VDEKJE E DYSHIMTË, Skenderaj 30.04.2023 – 14:30. Është raportuar se viktima mashkull kosovar ishte dërguar në QKMF Skenderaj i cili dyshohet se për shkaqe ende të panjohura kishte tentuar të bëjë vetëvrasje. Viktima me gjendje të rëndë është dërguar në spitalin rajonal në Mitrovicë por i njëjti ka ndërruar jetë vdekjen e të cilit e ka konstatuar mjeku. Njësitë relevante të policisë kanë dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa trupi i pajetë me urdhër të prokurorit është dërguar në IML për obduksion.”

(Kosova Sot Online)