Ishte nisur për tu konfliktuar me familjarët e gruas, arrestohet 27-vjeçari

  • E.K /
  • 01 May 2023 - 10:41
Ishte nisur për tu konfliktuar me familjarët e gruas, arrestohet 27-vjeçari

Policia e Vlorës ka arrestuar një 27-vjeçar, pasi kur ka ndaluar për kontroll një veturë, gjatë kontrollit në këtë automjet është gjetur një armë zjarri pistoletë tip “Zastava” dhe dhe një sasi lënde narkotike kokainë, përcjell “Kosova Sot Online”.

Këto gjëra janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin që drejtonte ky shtetas.

Nga hetimet paraprake dyshohet se ky person po udhëtonte i armatosur drejt Vlorës, për t’u konfliktuar me familjarët e bashkëshortes së tij, në banesën e të cilëve jetonte prej disa kohësh edhe bashkëshortja e këtij shtetasi.

(Kosova Sot Online)