Përndiqte vazhdimisht për 1 vit një 17-vjeçare, arrestohet 24-vjeçari

  • E.K /
  • 01 May 2023 - 15:01
Përndiqte vazhdimisht për 1 vit një 17-vjeçare, arrestohet 24-vjeçari

Një 24-vjeçar është arrestuar në Elbasan, pasi akuzohet se ka përndjekur në rrugë një adoleshente 17-vjeçare prej një viti, shkruan “Kosova Sot Online”.

Policia ka njoftuar se ky i ri e përndiqte 17 vjeçaren në mënyrë të vazhdueshme.

Njoftimi i Policisë

Përndoqi në rrugë, për 1 vit, një 17-vjeçare, pas kallëzimit të saj në Polici, kapet dhe vihet në pranga 24-vjeçari.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan, pas kallëzimit të marrë nga një shtetase 17 vjeçe, se shtetasi M. R. e përndiqte në rrugë, në mënyrë të vazhdueshme, prej 1 viti, organizuan punën për lokalizimin dhe kapjen e këtij shtetasi.

Bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, u bë e mundur kapja dhe ndalimi shtetasit M. R., 24 vjeç, banues në Elbasan.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

(Kosova Sot Online)