Kurti: Jemi duke u përpjekur të eliminojmë në maksimum shkeljet e të drejtave në punë

  • A.P /
  • 01 May 2023 - 15:40
Kurti: Jemi duke u përpjekur të eliminojmë në maksimum shkeljet e të drejtave në punë

Për 1 Majin – Ditën Ndërkombëtare të Punëtorëve, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Kurti tha se Kosova ka vuajtur edhe nga papunësia, por edhe nga shkelja e të drejtave në punë.

“Jemi duke u përpjekur që krahas zgjerimit të punësimit, të eliminojmë në maksimum shkeljet e të drejtave në punë. Jemi të vetëdijshëm për gjendjen në të cilën e kemi gjetur punëtorin, por do të vazhdojmë të jemi të pakompromis në rregullimin e kushteve të punës dhe respektimin e të drejtave të tij të garantuar me Kushtetutë”, tha Kurti.

(Kosova Sot Online)