Dy persona kanë pësuar lëndime në një aksident

  • A.P /
  • 01 May 2023 - 16:04
Dy persona kanë pësuar lëndime në një aksident

Në një aksident trafiku në Asdrazup të Malishevës, dy persona kanë pësuar lëndime trupore, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Në aksident janë përfshi dy automjete.

Këto informacione i dha zëdhënësi i Policisë Rajonale të Gjakovës, Sheremet Elezaj.

“Rreth orës 13:30 është raportuar aksident trafiku në fshatin Asdrazup-Malishevë. Të përfshira në aksident kanë qenë dy automjete dhe dy persona kanë pësuar lëndime trupore. Rasti vazhdon të trajtohet nga Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugorë”, tha Elezaj.

(Kosova Sot Online)