Azemi: Te puntorët e sektorit privat të Kosovës kjo qeveri e ka rritur ironizimin

  • A.P /
  • 01 May 2023 - 19:00
Azemi: Te puntorët e sektorit privat të Kosovës kjo qeveri e ka rritur ironizimin

Jusuf Azemi, kryetar i  Sindikatës së Sektorit Privat të Kosovës, e ka kundërshtuar kryeministrin Kurti lidhur me 1 Majin, duke thënë se “ti thuash dikujt se kemi shtuar vende të punës, kemi krijuar kushte më të mira për punëtor të sektorit provat të Kosovës mundet edhe ‘ta ha pazari", transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

“Por ne jemi këtu çdo ditë dhe disa herë e kemi kërkuar, edhe sot e kërkuam që disa premtime që i ka gjatë fushatës, a mund të del dikush të thotë se një dhe këtë e kemi realizuar”, ka thënë Azemi.

Azemi ka thënë tutje se e dinë që të gjiitha premtimet e fushatës nuk mund t’i realizojnë por sipas tij, duhet të bëjnë të ditur arsyen se pse nuk po realizohen.

Azemi ka shtuar se ofrimi i kushteve më të mira për puntorët e sektorit privat të nga kjo qeveri dhe nga qeveritë tjera është “e barabartë me zero”.

“Tek puntorët e sektorit privat të Kosovës kjo qeveri e ka rritur ironizimin sepse gjatrŇ kësaj periudhe puntorët e sektorit publik ishin dhe janë në një pozzitë më të mirë se ne edhe me paga dhe me mbështetje, subvencione”, ka theksuar kryetari i Sindikatës së Sektorit Privat të Kosovës, Jusuf Azemi.

(Kosova Sot Online)