A do të prezantohet në Bruksel një draft i statutit të Asociacionit?

  • A.P /
  • 01 May 2023 - 21:10
A do të prezantohet në Bruksel një draft i statutit të Asociacionit?

Më 2 maj në Bruksel do të prezantohet statuti i Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë, ka deklaruar gazetari Valon Syla, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Syla ka thënë se Asociacioni do të ketë elemente të mëdha të autonomisë. Ai thotë për kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, se është në dijeni për statusin.

“Qaq po shumë po rren, sa që kam menduar se po e fitoj najnjo. Po ai po tërhiqet”, ka thënë ai.

“Burimet thonë që nesër në Bruksel prezantohet një draft i Statutit të Asociacionit. Ose sic po thonë me gjuhë të VV-së, Zajednicë në veri, e Asociacion në jug. Komunat në veri do të jenë thuajse një pushtet tjetër. Ndërsa këto komunat në jug do të kenë autonomi të zgjeruar”, shtoi ai.

(Kosova Sot Online)