Djali i ushtarit të UÇK-së merr rrugën e mërgimit, "Po e lë ëndrrën e parealizuar të babait tim të ndjerë"

  • E.K /
  • 02 May 2023 - 08:27
Djali i ushtarit të UÇK-së merr rrugën e mërgimit,

Po vazhdon largimi i të rinjëve nga Kosova, përcjell “Kosova Sot Online”.

Edhe Gazmend Hasani nga Podujeva, ka vendosur të largohet nga Kosova.

Hasani ka njoftuar se po i bashkohet vëllait dhe motrës që jetojnë prej kohësh në mërgim.

Postimi i tij i plotë:

M I R E U P A F SH I M K O S O V Ë

Kam punuar për 6 vite rresht dhe tash kam vendosur ta lë punën. I gjeta kolegë, e tash po i lë si familjarë. Për këto vite Restaurant ORA në Podujevë, me në krye Ditar Hoti, më mirëpritën dhe më ndihmuan ta kuptoja e mësoja më së miri zanatin. Unë në të vërtetë nuk kisha nevojë shumë për punë e pagë, sa kisha nevojë për miq, e këtu i gjeta të dyja. Në periudhën më të vështirë të jetës sime, kur të gjithë familjarët që më kishin mbetur, nuk i kisha pranë, u “strehova” te familja e madhe e Nexhmi Hotit ne RESTAURANT ORA.

I falënderoj të gjithë kolegët, stafin në përgjithësi, e sidomos Nexhin me dy djemt Ditarin e Visarin për këtë mbështetje.

Unë po e lë Kosovën. Po e lë ëndrrën e parealizuar të babait tim të ndjerë, luftëtar i UÇK-së. Po e lë Kosovën e NËNËS sime po ashtu të ndjerë, për t’iu bashkuar vëllait dhe motrës që jetojnë prej kohësh në mërgim.

Mirupafshim dhe faleminderit!

I përmalluar, Gazmend Behram Hasani

Katunishtë, Podujevë, Maj 2023

(Kosova Sot Online)