Dyshohet se e vrau axhën e tij, një muaj paraburgim për të dyshuarin nga Kijeva e Malishevës

  • E.K /
  • 02 May 2023 - 11:14
Dyshohet se e vrau axhën e tij, një muaj paraburgim për të dyshuarin nga Kijeva e Malishevës

Personi që dyshohet se ka vrarë axhën e tij para disa ditëve në fshatin Kijevë të Malishevës do të mbahet në paraburgim për 30 ditë, përcjell “Kosova Sot Online”.

Gjykata Themelore e Gjakovës e ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjakovës që i dyshuari B.B të mbahet në paraburgim.

Rasti i rëndë dyshohet se rasti ka të bëjë me çështje pronësore.

Gjyqtari i procedurës paraprake Ilir Rashkaj, ka vlerësuar se janë përmbushur kushtet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit për të pandehurin në fjalë, ngase, sipas tij, kemi të bëjmë me vepra penale të rëndë.

(Kosova Sot Online)