Ushtari britanik për Agim Ramadanin: Është një nga njerëzit më inteligjent që kam njohur

  • E.K /
  • 02 May 2023 - 14:04
Ushtari britanik për Agim Ramadanin: Është një nga njerëzit më inteligjent që kam njohur

Ish ushtari britanik i Ushtrisë Ҫlirimtare të Kosovës, Jon Harrison në një emision ka rrëfyer momentet e njohjes me heroin e Kosovës, komandantin Agim Ramadani, përcjell “Kosova Sot Online”.

Ai për Ramadanin tha se është një nga personat më inteligjent që ka njohur.

Titje, ai tha se janë mpirë më lajmin kur e kanë marrur veshje për vdekjen e tij.

“Është një nga njerëzit më inteligjent që kam njohur, isha në Kosharë për përvjetorin e 24-të dhe dikush ma vendosi këtë kapelë në kokën time, për vdekjen e tij ne kemi marrë vesh 24 orë më vonë, u mpimë nga lajmi, ishin emocione të pa besueshme. Si mund të ndodhi kjo? Por ai ishte udhëheqës, ai nuk ishte një komandant i cili dërgonte ushtarë në vijën e parë ta frontit, ai i printe ushtrisë vet. Kjo është ajo çfarë e bënë dikë komandant”, ka thënë ai.

(Kosova Sot Online)