Pak orë para takimit me Kurtin, Vuçiq: Do të jetë vështirë

  • E.K /
  • 02 May 2023 - 14:52
Pak orë para takimit me Kurtin, Vuçiq: Do të jetë vështirë

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, përmes një video ka komentuar takimin që do të mbahet sot me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin në Bruksel, përcjell “Kosova Sot Online”.

Në këtë takim do të diskutohet për të zhdukurit dhe ku do të prezantohet draft-statuti i parë i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

Vuçiq ka thënë se ky takim do të jetë e vështirë.

“Do të jetë e vështirë. Kundër nesh janë të gjithë të mëdhenjt në Perëndim. Megjithatë, ligji dhe drejtësia janë në anën tonë. Më e rëndësishmja, ata nuk e kuptojnë se sa e fortë është dashuria për lirinë dhe sa fort mund ta ruash atë, me gjithë presionin. Rroftë Serbia!”, ka shkruar Vuçiq në Instagramduke ia bashkëngjitur edhe videon.

(Kosova Sot Online)