Takimi Kurti-Vuçiq, edhe Gabriel Escobar i pranishëm në Bruksel

  • E.k /
  • 02 May 2023 - 15:14
Takimi Kurti-Vuçiq, edhe Gabriel Escobar i pranishëm në Bruksel

Emisari i Departamentit të Shtetit për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, do të jetë në Bruksel, ku edhe do të zhvillohet takimi i nivelit të lartë në mes të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presdentit të Serbisë, Aleksander Vuçiq, transmeton “Kosova Sot Online”.

Kjo është konfirmuar përmes një njoftimi për media.

Në konferencën për media Escobar do të flasë për të gjitha takimet e nivelit të lartë që ai ka marrë pjesë deri tani.

(Kosova Sot Online)