A duhet të hapet për qarkullim ura kryesore mbi Ibër në Mitrovicë?

  • A.P /
  • 02 May 2023 - 18:00
A duhet të hapet për qarkullim ura kryesore mbi Ibër në Mitrovicë?

Qeveria e Kosovës thotë se liria e lëvizjes duhet të sigurohet gjithandej, ndërsa Beogradi zyrtar e sheh si “provokim” hapjen e urës kryesore, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, thotë se zgjidhja e kësaj çështjeje duhet të gjendet në kuadër të dialogut politik midis Kosovës dhe Serbisë, që bëhet me synim të normalizimit të marrëdhënieve.

Pjesëtarë të komunitetit serb besojnë se nuk është e nevojshme, sepse “nuk është momenti i duhur”, ndërsa nga komuniteti shqiptar thonë se është koha për një gjë të tillë.

Së voni, qëndrimi të ngjashëm shprehu edhe Bashkimi Evropian, i cili e ndërmjetëson këtë dialog.

Pas luftës së viteve 1998/99, ura kryesore në Mitrovicë e ka ndarë qytetin në pjesën veriore, ku shumica e popullsisë është serbe, dhe në pjesën jugore, ku shumica janë shqiptarë.

Plani i Ahtisaarit – në bazë të të cilit Kosova ka shpallur pavarësinë në vitin 2008 – ka parashikuar që dy pjesët e Mitrovicës të bëhen dy komuna të ndara. Kjo ka ndodhur në vitin 2013, kur është formuar Komuna e Mitrovicës së Veriut, sipas ligjeve të Kosovës.

(Kosova Sot Online)