Latifi: Heqja e termit 'persona të zhdukur me dhunë' është falsifikim drastik i historisë”

  • A.P /
  • 02 May 2023 - 21:31
Latifi: Heqja e termit 'persona të zhdukur me dhunë' është falsifikim drastik i historisë”

Një fjali në tekstin e Deklaratës për Personat e Zhdukur është problematike për shtetin e Kosovës, ka thënë  Blerim Latifi, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Latifi, duke komentuar marrëveshjen, tha se largimi i fjalisë “persona të zhdukur me dhunë” është fitore për Serbinë.

Ai tutje thotë se kjo do të rishkruajë historinë dhe se e vendos Serbinë si të barabartë me Kosovën.

“Heqja e termit “persona të zhdukur me dhunë” është falsifikim drastik i historisë”, tha ai.

(Kosova Sot Online)