Përfundon në Bruksel takimi Kurti-Vuçiq: Prezantohet edhe draft-Statuti i Asociacionit

  • A.P /
  • 02 May 2023 - 22:00
Përfundon në Bruksel takimi Kurti-Vuçiq: Prezantohet edhe draft-Statuti i Asociacionit

Në Bruksel, me ndërmjetësimin e BE-së, ka përfunduar takimi mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Paraprakisht është prezantuar para palëve draft-Statuti për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe nga koordinatorja e Ekipit Menaxhues, Danijela Vujiçiq.

Gjithashtu, palët kanë rënë dakord edhe për deklaratën për zbardhjen e fatit të  personave të pagjetur gjatë luftës.

Siç raporton transmetuesi publik, pritet që para mediave të ketë deklarata të ndara nga kryeministri e Kosovës, Albin Kurti e presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, por ndoshta edhe nga Josep Borrell ose Miroslav Lajçak.

(Kosova Sot Online)