Osmani: Shpresojmë që deklarata e dakorduar sot në Bruksel do të hapë rrugën për pranimin e krimeve

  • A.P /
  • 02 May 2023 - 22:16
Osmani: Shpresojmë që deklarata e dakorduar sot në Bruksel do të hapë rrugën për pranimin e krimeve

Miratimin e Deklaratës për Personat e Zhdukur, e ka përshëndetur presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Osmani nuk ka përmendur termet që janë përmendur në deklaratë, por tha se ajo duhet të zbatohet sa më shpejt.

“Fati i të zhdukurve me forcë ka qenë për shumë kohë një plagë e hapur në shoqërinë tonë”, shkruan ajo.

“Familejt që vazhdojnë të kërkojnë vendndodhjen e të dashurve të tyre, që ishin zhdukur me forcë nga regjimi i Millosheviqit dhe nëpërmjet një gjenocidi dhe krimeve të luftës të sponzorizuara nga shteti, ka qenë për më shumë se dy dekada një barrë e rëndë për zemrat e tyre dhe për të gjithë shtetin. Ata kanë mohuar në mënyrë johumane drejtësinë dhe paqen”, shtoi Osmani.

“Shpresojmë që Deklarata e dakorduar sot në Bruksel do të hapë rrugën për pranimin e këtyre krimeve dhe për drejtësinë. Por mbi të gjitha, një moment i çlirimit për familjet që kanë kaluar nëpër dhimbje të pashpjegueshme. Kjo deklaratë do të kërkojë zbatim të menjëhershëm dhe sa i përket kësaj, sic e dimë nga marrëveshjet e mëparshme, Serbia ka një histori për faqe të zezë”, përfundoi ajo.

(Kosova Sot Online)