Mitrovicë: Burri e sulmon fizikisht gruan e tij për arsye të xhelozisë

  • E.k /
  • 03 May 2023 - 09:58
Mitrovicë: Burri e sulmon fizikisht gruan e tij për arsye të xhelozisë

Një grua ka njoftuar policinë se është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj për arsye të xhelozisë, shkruan “Kosova Sot Online”.

Gruaja ka pësuar lëndime trupore.

Ndërsa, i dyshuari ndodhet në arrati.

Njoftimi i plotë i policisë:

LËNDIM I RËNDË TRUPOR/Mitrovicë 02.05.2023 – 12:15. Viktima femër kosovare ka informuar se për arsye të xhelozisë, është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. I dyshuari gjendet në arrati.

(Kosova Sot Online)