Shpërthen në flakë kombi, ishte i parkuar në oborrin e banesës

  • E.K /
  • 03 May 2023 - 10:21
Shpërthen në flakë kombi, ishte i parkuar në oborrin e banesës

Dje në mbrëmje një furgon është djegur në Pogradec, shkruan “Kosova Sot Online”.

Policia ka informuar se zjarri në mjet mund të ketë qenë për defekt elektrik.

Fatmirësisht nuk ka njerëz të lënduar por vetëm dëme materiale.

Njoftimi i policisë:

Më datë 03.05.2023, rreth orës 00:40, në fshatin Leshnicë, ka rënë zjarr në automjetin furgon tip “Benz”, në pronësi të shtetasit L. P., 46 vjeç, i cili ka qenë i parkuar në oborrin e banesës. Si pasojë e zjarrit nuk ka dëme në njerëz, por vetëm dëme materiale.

Nga të dhënat paraprake rezulton se zjarri në mjet, mund të ketë rënë për shkaqe aksidentale (defekt elektrik).

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e plotë të shkakut të rënies së zjarrit.

(Kosova Sot Online)