Ngjarje e rëndë: Nxënësi i klasës së 7 vret rojën, plagosë pesë fëmijë të tjerë

  • E.K /
  • 03 May 2023 - 10:47
Ngjarje e rëndë: Nxënësi i klasës së 7 vret rojën, plagosë pesë fëmijë të tjerë

Një nxënës i shkollës fillore në Beogradi, është arrestuar, pasi ka vrarë me armë zjarri rojën e shkollës, ndërsa ka shtënë edhe në drejtim të nxënësve të tjerë të shkollës, përcjell “Kosova Sot Online”.

Sipas raportimeve të para, roja është vrarë ndërsa lëndime serioze ka marrë edhe një mësimdhënës.

Po ashtu, ka edhe persona tjerë të lënduar.

14-vjeçari kishte marrë armën e babait të vet për të kryer këtë ngjarje të rëndë.

(Kosova Sot Online)