Rama arrogant me një grua në Mat

  • E.K /
  • 03 May 2023 - 12:36
Rama arrogant me një grua në Mat

Kryeministri Edi Rama, ka vijuar propagandën e tij, dukë përdor gratë për qëllime elektorale dhe duke u munduar ta fokusojë fushatën te to. Por ndërsa flet për rolin e rëndësishëm të grave në shoqëri, Rama humbi durimin me një zonjë në MAT, duke iu drejtuar me ashpërsi,  pasi ajo kërkoi të flasë me të. 

Në fushatën elektorale për zgjedhjet e 14 majit, Kryeministri Edi Rama, është munduar t’u kushtojë vëmendje grave. Edhe gjatë takimit të sot, në Mat, Rama ka theksuar rolin e tyre të rëndësishëm në shoqëri, duke vënë në dukje faktin, se gratë janë më punëtore se burrat, në shoqëri. 

Por ndërsa shprehet kështu, tjetër gjë bën. Vetëm pak momente përpara kësaj deklarate, Edi Rama ju kundërpërgjigj në mënyrë arrogante dhe të ashpër një zone,  e cila kërkoi të flasë me të.

Edhe një ditë më parë, gjatë takimit në Devoll, Rama u tregua totalisht indiferent, ndaj një gruaje të moshuar,  e cila u rrëzua, para syve të kryeministrit, ndërsa Edi Rama vijoi të kërcente.

(Kosova Sot Online)