Rama njofton se nesër nisin punimet për ndërtimin e një shkolle të re në Prishtinë

  • E.K /
  • 03 May 2023 - 13:13
Rama njofton se nesër nisin punimet për ndërtimin e një shkolle të re në Prishtinë

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka bërë me dije se nesër në Prishtinë do të nisë ndërtimi i një shkolle të re, përcjell “Kosova Sot Online”.

Bëhet fjalë për shkollën në lagjën Qendresa, apo Prishtina e Re.

“Ndërtimi i kësaj shkolle, si dhe i dy të tjerave në të ardhmen e afërt, me modalitetin publiko-privat, do ta lehtësojë dukshëm barrën aktuale të mësimdhënësve në klasat e stërmbushura me nxënës, si dhe trafikun e ngarkuar prej lëvizjeve drejt qendrës së qytetit” ka thënë Rama.

(Kosova Sot Online)