Haradinaj: Kosova e ka të pamundur me pranu një draft-statut që bie ndesh me ligjet e Kosovës

  • E.K /
  • 03 May 2023 - 14:16
Haradinaj: Kosova e ka të pamundur me pranu një draft-statut që bie ndesh me ligjet e Kosovës

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, e ka quajtur të papranueshëm draft-statutin e Asociacionit, të propozuar dje në Bruksel nga ekipi menaxhues, i cili tashmë është shkarkuar nga Qeveria e Kosovës, transmeton “Kosova Sot Online”.

Sipas tij, Asociacioni është një e keqe e trashëguar, por i njëjti duhet të jetë domosdoshmërisht në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet e vendit.

“Kosova e ka të pamundshme me pranu një draft-statut që bie ndesh me Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës edhe po të ishte edhe vullnet i kujtdo qoftë. Është ditur herët se si do të jetë rezultati i këtij komisioni, është ditur se çka do të propozon. Në fakt shkarkimi nuk është i vlefshëm pasi ata kanë dhënë produktin, kjo në fakt nuk është shkarkim pasi ata e kanë kryer pjesën e vet të punës. Dalja për këtë është prapë tek ndërmjetësit, meqenëse amerikanët dhe BE-ja janë në dijeni se statuti i Asociacionit nuk mund të jetë jo kushtetues dhe jo ligjor. Pra do të ishte e mirë ndërhyrja e tyre në këtë kohë dhe jo lufta mes palëve”, ka thënë Haradinaj.

(Kosova Sot Online)