Nëna me partnerin rrahin për vdekje djalin e saj 9-vjeçar

  • E.K /
  • 03 May 2023 - 14:46
Nëna me partnerin rrahin për vdekje djalin e saj 9-vjeçar

Një 9-vjeçar u torturua për vdekje nga nëna dhe partneri i saj, në Droitwich, Britani, përcjell “Kosova Sot Online”.

9-vjeçari u gjet i vdekur në banjën e shtëpisë së tij.

Në gjykatë u tha se nëna dhe partneri i saj e rrahën me rripa dhe këpucë për ta ndëshkuar.

Nëna e të ndjerit mohoi pretendimet dhe i tha hetuesve se 9 vjeçari ishte rrëzuar në tualet dhe ishte mbytur në vaskën me ujë të ftohtë.

(Kosova Sot Online)