Arrestohet babai i 14 vjeçarit që kreu vrasjen në shkollë fillore

  • E.K /
  • 03 May 2023 - 15:03
Arrestohet babai i 14 vjeçarit që kreu vrasjen në shkollë fillore

Babai Kosta K. (14), i dyshuar për vrasjen e nëntë personave, sot në mëngjes në shkollën fillore “Vladislav Ribnikar”, është arrestuar sot, përcjell “Kosova Sot Online”.

Nga sulmi mbetën të vrarë tetë studentë dhe një roje sigurie.

Siç raportojnë mediat serbe, Kosta ka marrë pjesë në garat e matematikës dhe biologjisë dhe ka marrë çmime dhe vlerësime të shumta.

Ai konsiderohet si një nga nxënësit më të talentuar të shkollës.

(Kosova Sot Online)