Kusari: Haki Abazin e kemi përjashtuar nga grupi parlamentar i VV’së

  • A.P /
  • 03 May 2023 - 16:47
Kusari: Haki Abazin e kemi përjashtuar nga grupi parlamentar i VV’së

Se e kanë përjashtuar deputetin Haki Abazi nga grupi parlamentar, ka deklaruar shefja e Grupit Parlamentar të Vetëendosjes, Mimoza Kusari-Lila, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ajo ka thënë se kanë vendosur unanimisht për përjashtimin e tij dhe si rrjedhojë, atij i ndërrohet edhe ulësja në Kuvendin e Kosovës.

Kusari-Lila ka shtuar se Abazi është njoftuar për largimin e tij.


(Kosova Sot Online)