Haki Abazi: Nuk kam pranuar ende njoftim për shkarkimin tim nga Mimoza Kusari

  • A.P /
  • 03 May 2023 - 19:36
Haki Abazi: Nuk kam pranuar ende njoftim për shkarkimin tim nga Mimoza Kusari

“Nuk kam pranuar ende njoftim për shkarkimin tim nga Mimoza Kusari-Lila, njejtë ka ndodhë edhe nga Komisioni për Punë të Jashtme kur jam larguar” ka deklaruar deputeti Haki Abazi, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Lidhur me përjashtimin e Haki Abazit nga Grupi Parlamentar i VV-së ka folur shefja e këtij grupi, Mimoza Kusari.

Ajo ka thënë se vendimi është marrë në mënyrë unanime dhe si rrjedhojë, atij i ndërrohet edhe ulësja në Kuvendin e Kosovës. 

Madje për dallim nga deputeti, shefja e grupit parlamentar të VV’së ka shtuar se Abazi është njoftuar për largimin e tij.

Nga ana tjetër, për ndërrimin e ulëses në Kuvend, vetë Abazi ka reaguar sot më herët në Facebook.

“Incidenti i radhës që ndodhi sot në Kuvendin e Kosovës. Kur shkova te ulësja në kuvend, me urdhër të Kurtit dhe pa paralajmërim, nga Çadra e Gadafit, kishin urdhëruar deputetin Besim Muzaqi që të ulet në vendin tim, duke e hequr kartelen time nga aparati , dhe afër tij kishin zhvendosur Sali Zybën. Kaq fuqi kanë, kaq dije kanë dhe me këto gjëra merren, kush ku ulet dhe me kënd flet. Turp Krejt dhe Drejt!”, shkroi ai.

(Kosova Sot Online)