Kica: Asociacion nuk ka por ka ‘vizion’ të draftit të Asociacionit

  • A.P /
  • 03 May 2023 - 20:46
Kica: Asociacion nuk ka por ka ‘vizion’ të draftit të Asociacionit

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica Xhelili, ka dekalruar përmendur qëndrimet e Kurtit për Asociacionin, që sipas saj janë një oksimoron, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

“Asociacion nuk ka, por ka ‘vizion’ të draftit të Asociacionit. ‘Oxymoron’ i llojit të vet apo paradoks?”, ka shkruar deputetja.

Reagimi i plotë:

Në gjuhën angleze ekziston një term figurativ: oxymoron. I referohet fjalëve kontradiktore që shfaqen të ndërlidhura. P.sh.:

Me “qetësi shurdhuese” po thuhet e “vërteta e rrejshme” e “realitetit fiktiv” të krijuar nga monopolizuesit e “shpresës së dëshpëruar”.

Ose:

Asociacion nuk ka, por ka ‘vizion’ të draftit të Asociacionit. ‘Oxymoron’ i llojit të vet apo paradoks?

(Kosova Sot Online)