Muja: Me Haki Abazin s’kam raporte të mira e as të këqija

  • A.P /
  • 03 May 2023 - 21:22
Muja: Me Haki Abazin s’kam raporte të mira e as të këqija

Se çfarë raporte ka ai me deputetin Haki Abazi i cili së fundi u largua nga VV, ka treguar deputeti i VV-së, Armend Muja, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Muja tha se nuk ka pasur raporte të thella me Abazit, por shtoi se ai nuk u përmbajt pikave të programit të subjektit.

“Unë nuk është se kam pasur as raporte të mira e as të këqija. Mund të ketë thënë ai, por nuk jam marrë me atë. Jemi në mision përfaqësues dhe e kryejmë atë punë. Nuk kemi punë tjera. Shoqëria ka probleme dhe diskutimet tona duhet të sillen rreth këtyre punëve. Kur ke vëmendje më shumë se sa e kërkon shërbimi publik, atëherë nuk ka lidhje me neve”, tha ai

“Ato gjëra shpesh nuk e kam pasur të lehtë t’i kuptoj. Ka një vit e ca që ka një shkëputje me dinamikat brenda subjektit. Me sa di unë ka edhe një deklaratë të tij që janë ndarë rrugët. Dje grupi parlamentar vendosi në atë mënyrë. Nuk i kam parë këto zhvillime, por ka pasur moskoordinime. Vështirëi në komponime në ekip. Në rast se vërtet ka një shkoqitje të tillë, shfrytëzojë imunitetin. Kemi pikat programore dhe duhet të përmbahemi”, përfundoi ai.

(Kosova Sot Online)