Në Podujevë arrestohen dy persona të dyshuar për vra*sje

  • A.P /
  • 03 May 2023 - 22:00
Në Podujevë arrestohen dy persona të dyshuar për vra*sje

Për vrasjen që ka ndodhë me datën 26.03.2023 në fshatin Dumnicë të Podujevës, sot janë arrestuar dy persona të dyshuar, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Policia njofton se të dyshuarit janë 35 vjeçari me inicialet B.S, dhe 22-vjeçari me inicialet I.S, të dy shtetas të Republikës së Kosovës.

Ata janë dërguar në qendrën e mbajtjes për 48 orë, ndërkohë që hetuesit po kryejnë procedurat e nevojshme para se rasti të procedohet tutje.

(Kosova Sot Online)