Trafiku Urban ndryshon rrjedhën e qarkullimit der në këtë datë

  • E.K /
  • 04 May 2023 - 08:18
Trafiku Urban ndryshon rrjedhën e qarkullimit der në këtë datë

Ndërmarrja e kryeqytetit ‘Trafiku Urban’ ka njoftuar se me rastin e mbylljes së sheshit ‘Xhorxh Bush’ për qarkullim të makinave për shkak të organizmit të panairit turistik “Max Fest 2023”, do ndryshojë edhe rrjedha e qarkullimit duke filluar nga data 4 deri më 10 maj, përcjell “Kosova Sot Online”.

“Duke u bazuar në njoftimin e Komunës së Prishtinës se nga data 04 Maj deri më 10 Maj 2023, për shkak të mbajtjes së panairit promocion turistik Max Fest 2023 do të ndalohet qarkullimi i transportit publik dhe automjeteve Taxi në sheshin “Xhorxh Bush”.

Rrjedha e qarkullimit të autobusëve në linjat 1, 1A, 3, 4, dhe 7C do të ndryshojnë nga sheshi “Xhorxh Bush” në drejtim të Bulevardit “Bill Kllinton” dhe rrugës “Robert Doll” sipas sqarimeve të poshtë shënuara-“, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online)