Presidenti serb paralajmëron takim të radhës Kosovë-Serbi për zgjedhjet në veri

  • E.K /
  • 04 May 2023 - 08:34
Presidenti serb paralajmëron takim të radhës Kosovë-Serbi për zgjedhjet në veri

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka paralajmëruar zhvillimin e një takimi “në nivel teknik” me Kosovën, pë rcjell “Kosova Sot Online”.

Për situatën pas zgjedhjeve, Vuçiq tha se Bashkimi Europian ka pasur një propozim të cilin ai e ka pranuar, por tha se Kosova e ka refuzuar.

“Unë pranova, Prishtina refuzoi. Mendoj se është shumë e rëndësishme që ta kalojmë atë situatë”, tha Vuçiq.

“Shpresoj që deri në raundin e ardhshëm në nivel teknik, qoftë ai më 18, 20 apo 21 maj, do të ketë reagime nga disa të tjerë që mund të ndikojnë në ndryshimin e qëndrimeve të tilla. Unë nuk jam optimist, por mund të premtoj se do të bëjmë gjithçka për të ruajtur paqen dhe stabilitetin”, tha presidenti serb.

(Kosova Sot Online)