59-vjeçari gjendet pa shenja jete në mes të rrugës në Pejë

  • E.K /
  • 04 May 2023 - 08:42
59-vjeçari gjendet pa shenja jete në mes të rrugës në Pejë

Një person 59-vjeçar është gjetur pa shenja jete mbrëmë në Pejë , përcjell “Kosova Sot Online”.

Ekipi mjekësor i Emergjencës ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku kanë gjetur viktimën të shtrirë afër një veture dhe pas ekzaminimeve për shenjat vitale, mjeku ka konstatuar se ai ka ndërruar jetë.

Me urdhër të prokurorit, rasti është cilësuar ‘Hetim i vdekjes’ dhe trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

(Kosova Sot Online)