Vuçiq thotë se “po afron një krizë e madhe” në veri

  • E.K /
  • 04 May 2023 - 08:49
Vuçiq thotë se “po afron një krizë e madhe” në veri

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka paralajmëruar siç thotë ai një krizë të madhe në veri të Kosovës, pas zgjedhjeve të mbajtura më 23 prill në Mitrovicën e Veriut, përcjell “Kosova Sot Online”.

Vuçiq përmendi edhe rezistencën e serbëve.

“Kur e kuptuan se nuk mund të kalonte, atëherë u përpoqën ta zgjidhin situatën në veri në mënyrë racionale, ku po afron një krizë e madhe, sepse Albin Kurti vërtet mendon se sundon me 3-4 për qind të votave, e disa nga QUINT-i i përkrahin, sepse mendojnë se do ta thyejnë rezistencën e serbëve, përgjithmonë, duke i gjetur ata që do t’u shërbejnë edhe në veri, për të sunduar kështu…”, tha Vuçiq.

(Kosova Sot Online)